Votoi kundër kodit zgjedhor, deputeti Sula: Janë ca kokrra që rrinë rehat, pinë kafe dhe “mandatin” e kanë të sigurt
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i cili votoi kundër Kodit Zgjedhor, ka shpërthyer në lidhje me disa figura brenda PD që nuk riciklohen, që sipas tij nuk prodhojnë vota dhe kërkojnë një vend të sigurt në listat e ardhshme për deputetë nga kryetari i partisë.
“Ajo që pashë të enjte ishte se janë disa deputetë iu shkonte buza vesh më vesh. Po të isha unë. Edi Rama ka një mjeshtri që këta të sigurtët që të rinj të reja. Unë Edi Ramën e kam sulmuar politikisht, e kam akuzuar, por ai është ndryshimi i tij. Forca politike ka pa të negociueshme imazhin e saj.
Nëse mban galloshët që nuk merr vota, kjo punë merr fund. Rama nuk e bën këtë gjë. Nuk e ka për turp. Merr një nga shoqëria civilë. Ai flet për 2030, ne nuk flasim as për 2025. Të gjithë merren me fjalimin e Ramës. Politikë është ajo. Janë 2-3 kokrra që nuk bëjnë as politikë, janë nën nivelin mesatar… Ne i dëgjojmë”, tha Sula.