Voton 110-vjeçarja: Mund të jetë vota e fundit, por kam besim te Harris
Aktualitet Bota E Martë, 5 Nëntor 2024 21:52
Viola Ford Fletcher, e mbijetuara më e vjetër e Masakrës së Tulsës, sot në moshën 110-vjeçare hodhi votën e saj për Kamala Harris. ”Është shumë e rëndësishme të votosh dhe për këtë unë ndjehem shumë mirë”,-tha Fletcher, e cila është një nga votueset më të vjetra në shtetin e saj. Lesie Benningfield Randle, një tjetër e mbijetuar nga ajo masakër, tashmë në moshën 109-vjeçare votoi javën e kaluar me postë për Harris.