Voton Belind Këlliçi dhe bashkëjetuesja e tij, vajza e Artan Shkrelit

Votën për procesin e Primareve e ka hedhur edhe kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi. Së bashku me të votën e ka hedhur edhe bashkëjetuesja e tij, Ana Shkreli e cila është vajza e Artan Shkrelit dhe e ish-deputetes së PS-së, Ledi Shamku.

“Sot është një proces që çon më lart PD. Suksese të gjithë, beteja jonë është data 14 maj, data e cila çdo qytetar shqiptar duhet të shohi të vërtetën.

Ka ardhur momenti që të gjithë të hedhin vëmendjen te qytetarët. Përgjigjia është që të shihet vota, çdo votë të bëhet transparente”,-tha Këlliçi për mediat.

SHKARKO APP