Voton Belind Këlliçi: Sot është dita e madhe e ndryshimit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar i shoqëruar nga nëna e tij në shkollën “Dora d’Istria”. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë, pasi sot është një ditë e madhe për shqiptarët.

“Sapo kreva detyrën time si qytetar. I ftoj të gjithë të kryejnë detyrën, të gjithë të rinjtë, të gjithë ata që i kam takuar. Sot është dita e madhe, është dita që keni në dorë fatet e këtij qyteti. Kam një apel për rininë për “nacut” e Tiranës, për të gjithë ata që mendojnë se e kanë më të lehtë ikjen, u them jo, hajdeni votoni“, tha ndër të tjera Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?