Voton Gramoz Ruçi: Kushdo që do mundohet të bëjë pis procesin duhet të ndëshkohet!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar rreth orës 8:00, në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë. Sipas Ruçit, kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë process sigurisht që duhet të ndëshkohet.

“Kjo ditë është e shenjtë për qytetarët shqiptarë sot. S’është dita e politikanëve por e shqiptarëve. Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim dhe të pranojmë verdiktin e qytetarëve.

Kushdo që do të mundohet që ta bëjë pis popullin shqiptarë do të pendohet. Nga nesër do të kemi një fitues dhe një humbës, fituesi duhet të administroje fitoren dhe humbësi ta pranojë atë pa panik dhe dhimbje”, tha Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?