Voton kandidatja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: I ftoj qytetarët të ndryshojnë fytyrën e vendit

Kandidatja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka votuar sot nga Fieri ku edhe i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces. Pas votimit ajo u shpreh se sot është një ditë e bukur dhe se edhe koha e ngrohtë duke sikur po pret ndryshimin.

”Sot është një ditë shumë e bukur është një ditë me diell. Duket që edhe koha po ngrohet, është gati për të pritur ndryshimin e madh që po vjen. Ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Bashkisë së Fierit, të gjithë qarkut dhe gjithë Shqipërisë që të afrohen pranë qendrave të votimit të marrin pjesë në votime, të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe të zgjedhin që ta ndryshojnë fytyrën e këtij vendi”, u shpreh Kejdi Mehmetaj

SHKARKO APP