Voton kryebashkiaku Gledian Llatja: Vota është përgjegjësi për të ardhmen!
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ushtroi sot të drejtën e votës në kuadër të procesit zgjedhor të së dielës. Në një deklaratë për mediat, Llatja falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe për zhvillimin e një procesi të qetë dhe demokratik.
“Një ditë që na kujton rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe vlerën e demokracisë. Shpresoj që ky proces të zhvillohet me qetësi, dinjitet dhe respekt për çdo votë,” u shpreh Llatja.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit të marrin pjesë masivisht në votime. “Vota është jo vetëm një e drejtë, por një përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë,” theksoi ai.
Llatja gjithashtu vlerësoi edhe mënyrën se si është zhvilluar fushata zgjedhore, duke theksuar se për një muaj me radhë qytetarët elbasanas kanë qenë pjesë e një procesi të qetë, civil dhe demokratik, duke treguar pjekuri politike dhe qytetare.
KOHA JONË SONDAZH

