Voton ministrja Etilda Gjonaj, bën thirrje për pjesëmarrje: Shkoni të votoni!
Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj e deleguar tek Njësia7 në Tiranë ka votuar në orën 10:30 tek qendra e votimit pranë Akademisë së Arteve së bashku me bashkëshortin e saj.
Në një postim në mediat sociale, Gjonaj shprehet se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe se sot është dita që qytetarët vendosin për komunitetin e tyre.
“100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme. Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj. Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni!”