Voton Roland Bejko: Unë jam i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, ka hedhur votën e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat.

Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat”, tha Bejko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi më tej se ai është i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike, pasi të tjerët kanë ndjekur pas të shkuarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erjonin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën”, shtoi Bejko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?