Votoni/ Alfred Muharemi, i riu i Fshatrave SOS nominohet për çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar
Një votë e juaja ngre lart Shqipërinë dhe shqiptarët!
Historike! Alfred Muharemi, i riu i Fshatrave të Fëmijëve “SOS” në Shqipëri është nominuar në tetë finalistët e çmimit ndërkombëtar Hermann Gmeiner Award 2020.
Shqipëria për herë të parë në 70 vite të themelimit të “SOS Kinderdorf Internationale”, rrjet i shtrirë në 136 shtete dhe 559 Fshatra SOS, kualifikohet në finalen e madhe.
Alfredi, i rritur pa kujdesin prindëror, së bashku me motrat e vëllezerit e tij SOS kanë realizuar mjaft projekte humane dhe sociale me ndikim për fëmijët pa kujdes prindëror ne vend.
Dëshira e Alfredit, është që këtë çmim ta sjellë në Shqipëri, për të dhënë mesazhin botës, se ky vend është me tradita të hershme humane. Vetë jeta e Alfredit ka ndryshuar falë humanizmit.