“Votues të majtë në Kodër Kamëz bashkohen me PD”, Albana Vokshi: 25 prilli, betejë mes të mirës dhe të keqes. Të votojmë 9

Kandidatja e PD për deputete në Tiranë Albana Vokshi është takuar sot me votues të PS në Kamëz. Ata thanë se ndihen të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve në këto 8 vjet prej Edi Ramës dhe kërkojnë nga PD një alternativë shprese për mirëqenien e familjeve të tyre.

“Në këto tetë vite nuk mbajtën asnjë premtim. Premtuan 300 mijë vende pune, por më thoni a ka marrë ndonjëri prej jush vend pune. Foli për shëndetësi falas dhe në fakt ju nuk keni marë as shërbim shëndetësor. Jeni futur në borxhe ose keni harxhuar të gjithë kursimet. A keni marrë arsim cilësor, e sigurt që jo. A ju janë ulur taksat? Përgjigja është vetëm JO. Para katër vjetësh erdhi me timon dhe me tepsi. Pa asnjë program dhe alternativë. Po sot keni parë ndonjë program të PS dhe Edi Ramës? A keni lexuar se çfarë premton ai për shëndetësinë? Kurrkund asgjë. A keni lexuar se çfarë premton për katër vitet e ardhshme për ekonominë, arsimin, bujqësinë? Asgjë.”

Albana Vokshi theksoi se e vetmja shpresë e Edi Ramës qëndron tek presioni ndaj votuesve dhe shitblerja e votës.
“Ai nuk do mirëqënien e familjeve tuaja. Nuk ju respekton si qytetarë të lirë. Ai mendon se ju e keni një çmim, se vota juaj ka një çmim dhe si shtet bandë del natën në errësirë duke hedhur asfalt elektoral, duke trokitur në shtëpi për të ofruar certifikata legalizimesh natën, duke ofruar vende pune një mujore, pasi pas zgjedhjeve do t’i hedhë prapë në rrugë, duke ofruar kuti me ndihma sepse aq vlen një votë për Edi Ramën. Ka vërsulur shtetin si bandë”- u shpreh Vokshi.

Duke kërkuar angazhimin e të gjithëve në pak ditët që kanë mbetur deri në zgjedhje, kandidatja e PD theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për familjet shqiptare, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.
“Duam mbështetjen tuaj të votoni numrin 9, Partinë Demokratike. Kjo Nuk është betejë mes të majtës dhe të djathtës. Nuk është mes socialsitëve dhe demokratëve, as betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes zhvillimit dhe prapambetjes. Mbylljani njëherë e mirë derën dështimit të Edi Ramës”- tha Albana Vokshi.

SHKARKO APP