Votuesit miopë dhe poltikat e përballimit të katastrofave natyrore
Nga Irena Beqiraj –
Cdo ditë nuk mungon në edicionin e lajmeve një kronikë ku Kryeministri promovon Rindërtimin. Vizitat dhe batutat fare pa shije, sidomos po të mendojmë që njeriu që i ushqen është përdoures brilant i fjalës, fare lehtësisht mund të ngatërohen me degaradimin.
Në fakt po të informohemi dhe të mendojmë pak më gjatë nuk do të gjejmë aty asnjë degradim por thjesht një strategji mirë studiuar për arritjen e qëllimit.
Sipas studimit Andrew Healy dhe Neil Malhotra , të cilët i referohen të dhënave mbi katastrofat natyrore, shpenzimeve buxhetore dhe fitoreve në zgjedhje, qartazi tregohet se votuesit shpërblejnë partinë në pushtet ose në detyrë më tepër kur shpenzimet publike shkojnë për riparuar dëmet e katastrofave , sesa në politika dhe investime për rritjen e gatishmërinë për përballimin e tyre .Edhe pse 1 dollarë i shpenzuar për të përmirësuar gadishmërinë , ul dëmet e shkaktuara nga katastorfat me 15 dollarë, “votuesit miopë” preferojnë këtë të fundit. Edhe pse ekonomikisht është paradoksale, biles ofenduese për racionalitetit me të cilin jemi mësur t’ja veshin veten si votues, faktet janë kokëforta , përballimi i dëmeve me paratë e buxhetit është më i shtrenjtë më i thjeshtë më frytëdhënës politikisht sesa politikat parandalimit të e tyre.
Pra sado të pakënaqur, nerva gricur të jemi me Kryeministrit edhe të punësuarit e tij, votat e detyrojnë të na vendos festen sic e kemi kokën.