Votuesit tallen me fletët e votimit, i bëjnë të pavlefshme

Jo të gjithë shqiptarët që kanë ushtruar të drejtën e votës kanë hedhur në kutitë e votimit zgjedhjen e tyre për një prej kandidatëve.

Shumë prej tyre janë tallur me fletën e votimit të kandidatëve, duke bërë zhgarravina, apo duke vënë shenjën e votimit tek të gjithë kandidatët. 
Të tjerë kanë shkruar shprehje të ndryshme, duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit.

Në këtë mënyrë, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës, por pa harruar të ushtrojnë të drejtën e votimit që ua jep si mundësi Kushtetuta e Shqipërisë.

 

SHKARKO APP