Vrahelyi: Në tetor propozime të guximshme për zgjerimin e BE-së
Komisioni Europian do të prezantojë në tetor propozime thelbësore, të reja dhe të guximshme për çështjen e zgjerimit. Vendimi se si do të ecet përpara varet kryesisht nga vendet anëtare.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi për median ”EURACTIV”, tha se do të vendoset gjithçka e mundur në tryezë për ta përshpejtuar këtë proces. Ai shton se 2030 është afat i realizueshëm, por vetëm nëse shtetet kandidate, përfshirë Shqipërinë, dhe blloku europian dyfishojnë punën e tyre.
”Pyetja ka qenë gjithmonë: A duam ta bëjmë ne këtë? Dhe është hera e parë që dëgjoj nga Këshilli Europian se ata duan ta bëjnë këtë. Ky është një zhvillim i mirëpritur”,-tha ai.
Shefi i zgjerimit kërkoi nga Bashkimi Europian që të përshpejtojë reformën e brendshme mbi këtë çështje. Varhelyi përmendi disa prej ideve të reja që mund të prezantohen bashkë planin e rritjes që mundëson afrimin e vendeve kandidate me BE-në, siç tha ai përmes shtimit të investimeve në Ballkanin Perëndimor.