Vra*ja e efektivit, gazetarja Lala: Si ka mundësi që një 23-vjeçar me babanë në burg qarkullon me ar*ë

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka analizuar vrasjen e efektivit në Fier, ku shtron pyetjen për autorin 23-vjeçar, që për të është një pikëpyetje e madhe sesi ai me babain në burg, qarkullon me armë.

”Është përtej një sherri banal. Si ka mundësi që një 23-vjeçar, babai dhe vëllai të skeduar për vrasje, lëviz i armatosur pranë Spitalit Memorial, një zonë që kontrollohet nga policia. Të gjitha këto më bëjnë të dyshoj se nuk bëhet fjalë për një sherr.

Aty duhet hetuar për të parë komunikimet e Azgan Mërnicës, çfarë tentativash ka pasur për të amnistuar të afërmit e tij dhe a ka pasur ndonjë rol efektivi i policisë. Është paaftësi që policia ngre strukturën elitë të RENEA-s dhe nuk arreston dot një 23-vjeçar. Në mënyrën se si qasemi për ngjarje të tilla, përfundojmë te pamjet Zoti para.

Drejtësia duhet të bëjë punën e vet dhe të firmosë atë burgimin e përjetshëm pa e zgjatur dy herë. Policia kërkon një shkundje totale. Ka një urrejtje ndaj forcave Shqiponja. Si sillen ata? A janë të trajnuar? Kjo tregon një shkërmoqje të strukturave të shtetit”, tha ajo.

SHKARKO APP