Vranë 39-vjeçarin pas sherrit me leva në Durrës, jepet masa e sigurisë për 5 të rinjtë, dy prej tyre ‘shkojnë’ në shtëpi (EMRAT)

Jepet masa e arrestit për 5 personat e akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit në qytetin e Durrësit.

Tre prej tyre përkatësisht Klodian Daci, Henrik Tatosi dhe Serxho Tatosi janë lënë në burg pa afat nga ana e Gjykatës, ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që Henri Begu dhe Argit Kastrioti janë lënë në arrest shtëpie.

Kujtojmë se konflikti nisi fillimisht mes djakit të Armando Baboçit, Erald Gjinit dhe Klodian Dacit, të cilët janë ofenduar mes tyre ndërsa më pas kanë nisur të qëllohen me sende të forta.

Baboçi është përfshirë në konflikt pikërisht për t’i ardhur në ndihmë të birit. Sipas dëshmive të dhëna mësohet se babë e bir janë qëlluar me arme zjarri teksa kanë tentuar të largohen.

Baboçi humbi jetën në spital, një orë nga ngjarja pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa i plagosur mbeti dhe i biri Erald Gjini 19 vjeç, si dhe një tjetër shtetas.

Në vendngjarje grupi hetimor sekuestroi katër gëzhoja, 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP