Vranë 53-vjeçarin, autorët dalin sot në gjykatë

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, do të dalin sot para Gjykatës për masën e sigurisë. Një bisedë telefonike e përgjuar, tradhtoi dy autorët e dyshuar të vrasjes së pronarit të minimarketit në Kamëz Agim Buci.

Telefonata e Kurtit drejtuar të dyshuarit tjetër Hode, bëri që policia të zbardhë të gjithë ngjarjen që tronditi opinionin publik. Sipas policisë, Kurti ishte një nga personat e parë që u shoqërua për ngjarjen e rëndë kjo për shkak të kaluarës së tij kriminale.

Pasi u mor në pyetje, por policia e la të lirë edhe pse çdo lëvizje e tij përgjohej nga blutë. 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në Drejtorinë e Vendore të kryeqytetit, i telefonon mikut të tij Hode, dhe e pyet nëse kishte fshehur provat pasi atë e morën në pyetje. Ndërsa sot, të dy autorët e dyshuar pritet të dalin në seancë, ku Gjykata do ti çaktojë masën e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëfimi i Hodes

Swiss Digital Mobile Reklama

Grabitja në minimarken e familjes Buci, ishte ideuar nga Vladimir Kurti, i cili jeton pranë banesës së familjes Buci, në rrugën “Beslidhja”, në Kamëz. Mësohet se 28-vjeçari e kishte piketuar dyqanin e familjes Buci, pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje, pak ndriçim dhe se zakonisht shërbente vetëm gruaja, pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti. Për këtë grabitje, Kurti kishte nevojë për ndihmën e një tjetri personi dhe për këtë pas kësaj, i riu i ka kërkuar ndihmë shokut të tij, Rruzhdi Hode, i cili jeton në periferi të Kamëz. Mësohet se Hode kishte si detyrë të mbështeste Kurtin në veprime dhe të bënte transportin me mjetin e tij Volswagen.”Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”, mësohet të ketë thënë Hode para uniformave blu.

Ngjarja

Ende në opinionin publik, nuk është shuar skena e krimit. Fillimisht grabitësit janë futur në minimarket dhe i kanë kërkuar lekët Merita Bucit. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë nuk kam lekë. Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve. Kur është futur në dyqan Agimi është përballur me grabitësit. Në një moment Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar në pjesën e barkut 1 herë. Më pas grabitësit janë trembur dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël ka parë gjithë skenën kur është plagosur mamaja e tij dhe më pas është fshehur poshtë banakut. 6-vjeçari ka parë edhe babin të mbuluar me gjak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?