Vranë babë e bir në 2012, Ardian e Florenc Çapja dënohen me burgim të përjetshëm
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Florenc Çapjen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe të atit të tij, Nezirit në vitin 2012 në Elbasan.
Po ashtu me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Olsi Leku. Kurse për Ervis Bardhin, bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, gjykata dha 15 vite burg.
Kujtojmë se Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja e babë e bir ndodhi në gusht të vitit 2012.