Vranë kushëririn që i p@rdhunoi kur ishin të mitur, lihen në paraburgim vëllezërit shqiptar
Vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, 28-vjeçarit Denis Loka më 7 tetor në Greqi, janë lënë në paraburgim. Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç. Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet nda tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt. Mes tyre ishte edhe një shok i njërit prej të pandehurve, i cili dyshohet se kishte folur me të dhe ai i kishte treguar se ai ishte abuzuar nga viktima.