Vranë shokun, gjykata lë në qeli Hajdarin dhe dhëndrin e Sejdinit

Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dy autorët e vrasjes së Florian Lamçes. Ai u vra në Elbasan me shishe birre dhe karrige nga dy shokët e tij, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini dhe miku i tij Adriano Hajdari.

Ngjarja ndodhi më 30 korrik të këtij viti në orën 4:00 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre.

Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige me të cilin është qëlluar disa herë në kokë. Veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?