Vranësira dhe diell, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme në vendin tonë, aktiviteti i masave ajrore të thata me origjinë perëndimore, do të bëjë që territori shqiptar edhe për këtë javë, të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare. Era për pjesën më të madhe të ditëve, do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina, do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

SHKARKO APP