Vranësira dhe rënie e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Sot pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjellë freskim të lehtë të motit.

Sipas Meteoalb, orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të vijojë situata e motit në Republikën e Kosovës.

SHKARKO APP