Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin Shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Po ashtu, shira të dobët dhe lokalë priten pjesërisht në zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO APP