Vranësira dhe reshje të izoluara, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Gjatë pasdites do të ketë përmirësim të motit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 15°C.

SHKARKO APP