Vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 16ºC.
Era do të fryej në drejtim Juglindor me forcë valëzimi 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 04ºC në 12ºC.