Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Gjatë gjithë ditës së sotme, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë kontinentale.

Për pasojë orët e para të ditës si edhe mesdita, do të kenë intervale të gjata me kthjellime ku më të theksuara kthjellimet priten në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, të cilat në skajin Verilindor dhe Juglindor do të krijojnë mundësi për momente të pakta me flokë dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 15°C vlera maksimale, e cila pritet në qarkun e Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?