Vranësira por temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë, 4 deri 17 °C në zonat malore; 5 deri 22°C në zonat e ulëta dhe 10 deri 22°C në zonat bregdetare.

SHKARKO APP