Vranësira, reshje shiu dhe bore, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites mund të sjellin reshje të izoluara.

Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen ku rritet mundësia për reshje të izoluara shiu në jug të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 07ºC.

SHKARKO APP