Vranësira, reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.
Në orët e para të ditës, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh, si dhe shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.
Duke filluar nga orët e mesditës, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mbrëmjes, reshjet kryesisht në Jug pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.
Ndërsa në Jug në lartësitë mbi 800-1000m priten reshje bore, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites, era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 2 deri 20°C
Në zonat e ulëta 8 deri 18°C
Në zonat bregdetare 8 deri 20°C