Vranësira vetëm gjatë paradites, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën sotme (e shtunë, 16 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, e më pas mot i kthjellët. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës.
Më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C,
në vendet e ulëta: 6 / 17 °C,
në vendet malore: -2 / 8 °C.