Vrasësi i Naim Zyberit fiton lirinë
Më datën 14 shkurt 2019 gjyqtari i gjykatës së Korçës, Markelian Kuço ka firmosur lirimin me kusht të Gerd Gjinararit, nga burgu i Drenovës, Korçë. Ai u dënua për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
”Pranimi i kërkesës së Gerd Gjinararit dhe lirimi me kusht për pjesën e mbetur pa vuajtur të dënimit me burgim të përjetshëm të caktuar në mbështetje të vendimit nr 14 datë 10.03. 2014 të gjykatës së Tiranës, duke e vendosur në provë kërkuesin për gjithë jetën”,-shkruhet në vendim.
Më 24 nëntor 2014, Gjinarari u ekstradua nga Italia, drejt vendit tonë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit Penal Italian. Ky shtetas do vuaj dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Italiane. Një ndër argumentet është edhe se ai paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale.
KOHA JONË SONDAZH

