Vrasësi i nënkomisarit, prokuroria: Aldi Rama u keqtrajtua në Komisariat

Prokuroria e Lezhës ka arritur të provojë se 21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, është keqtrajtuar nga policia në kohën kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në 2020.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet, duke marrë të pandehur një efektiv policie me iniciale M.M. Ndaj policit është ngritura akuza “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë.

Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por veç për njërin nga 3 efektivet e policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar element të veprës penale për të cilën është ngritur dhe akuza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?