Vrasësi i Nikulajt u kap në Marok, shtetësia ”djeg” Ruben Saraiva-n. Ja si do të bëhet ekstradimi

Ruben Saraiva, portugezi i cili kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u kap në Marok. Ai ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Pra ai e ka parë si një mundësi të artë që të mos dënohet. Procesi mund të ndërlikohet edhe nëse Saraiva kërkon azil.

Interpol Maroku i ka dërguar një mesazh homologëve shqiptar, me përmbajtje: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”.

Por avokati Arbër Hoxha thotë se nuk ka pengesa ligjor që Ruben Saraiva të vijë në vendin tonë. Ai thotë se Saraiva është një shtetas portugez i arrestuar në Marok dhe mbi bazën e marrëveshjes me INTERPOL, ai mund të sillet në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Nëse Ruben Saraiva do ishte maroken, atëherë ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, do ishte i pamundur.

Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që t’i përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje.

SHKARKO APP