Vrasësi i turistëve çekë, burg përjetë

 

Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj.

Teksa më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik të këtij viti në Dukagjin, ku Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në automjetin e tyre. Pas hetimeve policia zbuloi menjëherë autorin e krimit, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë. 

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm t'u merrte atyre makinën.

SHKARKO APP