Vrasësi Julian Sinanaj në gjyq: Pse nuk i arrestoni ata që kam denoncuar!

I arrestuar si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj lëshoi akuza të forta sot në seancën gjyqësore ndaj tij, kundër sistemit të drejtësisë. “Drejtësia nuk do të zbardhë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”. Kështu mësohet të ketë thënë sot  vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, pas hekurave të kafazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Seanca e sotme e “Bandës së tritolit”, e mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda është shoqëruar me debate dhe polemika mes të pandehurit Julian Sinanaj dhe trupës gjykuese.

Sot, nisi të mbahet seanca e 34-t gjyqësore ndaj “Bandes së tritolit”, ku ka folur edhe vrasësi me pagës Julian Sinanaj.

Sinanaj, i cili vishet me statusin e të penduarit të drejtësisë, në një moment të rrëfimit është revoltuar duke thënë se nëse drejtësia nuk arreston personat që ai ka denoncuar, atëherë nuk do të flas më.

Sinanaj, në fjalët e tij, mësohet të ketë thënë, “Arrestoni ata që kam denoncuar, ose unë nuk do të flas më”. Më tej, vrasësi me pagës, Julian Sinanaj, ka lëshuar edhe një akuzë, duke thënë se drejtësia ka zgjedhur të mos e zbardhë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Seanca e sotme u shty, pasi mungonin disa nga avokatët e të pandehurve.

SHKARKO APP