Vrasësi serial, ekspertim psikologjik për Dan Hutrën

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra mund t’i nënshtrohet një akt ekspertimi për gjendjen e shëndetit të tij mendor. Prokuroria e Tiranës ende nuk e ka kërkuar një akt të tillë, por ka lënë të hapur mundësinë që gjatë hetimeve, për shkak të qëndrimeve të tij jo të zakonshme, të kërkojë nga mjekësia ligjore të shprehet për shëndetin mendor të 41-vjeçarit.

Një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike u kërkua nga Gjykata e Tiranës edhe gjatë seancës për masën e sigurisë, ku Dan Hutra u mbyll në qeli pa afat për disa akuza, më e rënda prej tyre ajo e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjarë në 4 raste, 2 prej të cilave në tentativë.

41-vjeçari gjatë kësaj seance nuk shprehu pendesë për asnjë nga vrasjet, duke u justifikuar se për secilën prej tyre kishte një motiv. Ai i tha hetuesve se pasi doli nga burgu ku vuajti dënimin për dhunë në familje, kishte menduar të kryente vrasjet.

SHKARKO APP