Vrasësi serial i grave, Dan Hutra del para togave të zeza të Tiranës: Nuk jam penduar
Dan Hutra, 41 vjeçari që ekzekutori tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë, tre ditë më parë, ka dalë këtë të shtunë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Siç shihet, ai ka qenë i qetë dhe i veshur me rroba sportive.
“Nuk jam i penduar, i kam bërë më koshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, është shprehur Hutra.
Prokuroria e Tiranës ka përgatitur akuzën dhe në seancën e sotme, që është vetëm paraprake për caktimin e masës së sigurisë, kërkoi mbajtjen e Dan Hutrës në qeli.
KOHA JONË SONDAZH

