Vrasësi serial i grave, foto nga fejesa e Hutrës dhe Elena Hysës. Vëllai: Nusja ishte shtatzënë

Detajet e krimeve që tronditën vendin, sa vijnë dhe thellohen. Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u nda prej tij pas debateve dhe dhunës. Për herë të parë, publikohet një foto nga fejesa e tyre, e cila pas disa muajsh përfundoi me këtë tragjedinë që ka tronditur shqiptarët.

Familjarët e Elenës mendojnë se zanafillën historia e ka pas akuzave të Dan Hutrës lidhur me atësinë e fëmijës. Ata shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së. Erjon Hysa humbi nusen dhe motrën nga kjo tragjedi. Ai punon dhe jeton në Gjermani.

Në një intervistë për “Klan TV”, ai ka treguar se si e mësoi lajmin e kobshëm, bashkë me vëllain e tij me të cilin jeton dhe punon në Gjermani. Kur ndodhi ngjarja e rëndë në familjen Hysa ishin veç gratë.

Gazetari: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.

Gazetari: Ti ku ke qenë?

Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.

Gazetari: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.

Gazetari: Kur kishte folur për herë të fundit me të?

Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.

Gazetari: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?

Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.

Gazetari: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë.

Gazetari: Ke folur ndonjëherë në telefon?

Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.

Gazetari: Përse?

Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi.

SHKARKO APP