Vrasësi serial kërkonte ta vriste, ish-vjehrri i Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

Vrasësi serial Dan Hutra vijon që të mos pendohet për vrasjet. Në këtë histori ka shumë enigma, por babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë, tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë telefonike për gazetaren e emisionin “Me zemër të hapur”, babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën. Sa i takon çështjen së parave, ai tregon se para 6 muajsh i ka dhënë 3300 euro ish-dhëndrit.

Nga ana tjetër, vrasësi i babait të Dan Hutrës i ka bërë thirrje shtetit që ti ruajë familjen, pasi ndihen të kërcënuar. Autori i vrasjes së babait të 40-vjeçarit, që tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, tha se vrasja ka ndodhur për arsye prone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse e motra e vrasësit serial, thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo shtoi se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?