Vrasësi shkruan para vrasjes për nënën e tij

Xhafer Mata, 31-vjeçari nga Kalimashi i Kukësit, i cili vrau 19- vjeçaren Xhuljeta Çuni, në rrethana ende të paqarta ka postuar ditën e djeshme një mesash për nënën e tij.

Autori i vrasjes shkruan për nënën e tij se jeta fillon dhe mbaron në kraharorin e saj.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

Swiss Digital Mobile Reklama

e kush tjeter mund te jete veq ti

nene fjale me te embel ska bota

nene e para fjale qe belbezon foshnja

ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta

Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

qe mbjell veq paqe e dashuri

je ti o nena ime je ti

Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron

Aroma e lekures tende eshte magji

e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend

ndonese me thinja ne koke

ti gjithmone ndihesh femije

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti

nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje

parajse e shpirtit per qdo femije

ti per ne thurr endrra

tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti

nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje

e ndjen veq ti

ndjenja kurre ste genjejne

para se te ndodh ekeqe e mire

zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

E DASHUR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Nga ana tjetër vrasja e 19-vjeçares është bërë në rrethana ende të paqarta, por nga burimet e policisë dyshohet se kanë qenë në një lidhje.

31-vjeçari pasi vrau vajzën, ka qëlluar edhe veten me një plumb pas koke, dhe ndërroj jetën pak minuta më parë në Spitalin e Traumës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?