Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, DËSHMIA e autorit: E qëllova me thikën e tij pasi më plagosi

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku u vra me thikë një 15-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij. Viktima është minoreni Emiljano Gjoni, i cili ndërroi jetë në spital.

Pak orë pas ngjarje, blutë e Shkodrës shoqëruan edhe autorin e krimit, i cili në prani të psikologut ka rrëfyer versionin e tij për atë se çfarë kishte ngjarje.

Autori i krimit, po ashtu i mitur dhe bashkëmoshatar me viktimën, ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit mes dy të miturve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka deklaruar se është i plagosur në sup nga viktima në përleshje e sipër. Ai pretendon se e ka goditur me thikën e viktimës, por kjo dëshmi është marrë me rezerva nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?