Vrasja e 23-vjeçares/Njerka: E rëndë por burri dhe Shkëlzeni janë të pastër

Rrëfimi në polici i një miku të Shkëlzen Bucit, të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, ka riaktivizuar hetimin që çoi në zbardhen e ngjarjes makabër të ndodhur 8 vite më parë. Faik dhe Shkëlzen Buçi dolën të dielën përpara gjykatës për masën e sigurisë për vrasjen e Eglantina Buçit në vitin 2012. Gjatë seancës të dy të pandehurit nuk e kanë pranuar krimin. Gjykata pasi dëgjoi të dyja palët vendosi arrest me burg për babë e bir.

Gruaja e dytë e Faikut, Liria e cila në një rrëfim për ”Report Tv”, i ka dalë në mbrojtje burrit dhe Shkëlzenit, që e quan “djalin e saj”. Për të, Faiku dhe Shkëlzeni janë të pastër teksa thotë se vëmendja që ka marrë ditëve të fundit për këtë lajm makabër i ka përkeqësuar shëndetin mendor. E fshehur pas derës gri të shtëpisë dy katëshe në Allias ku jetonte me Faikun prej më shumë se 7 viteve, gruaja ka thënë se ngjarja për të cilin akuzohet burri i saj është shumë e rëndë por shton se nuk ka asgjë për të thënë momentalisht.

“Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj te jetoj tek vëllezërit e mi s’keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, djalin dhe burrin i kam të pastër”.

SHKARKO APP