Vrasja e 23-vjeçarit, babë e bir bashkëpunëtorë edhe në atentatin ndaj aktorit

Faik Buci, babai i Elgantina Bucit të vrarë dhe groposur në 2012, mësohet se ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela në korrik të 2017 dhe për të cilin i biri Shkëlzeni po vuan dënimin.

Ai është dënuar me 1 vit burg për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. 65-vjeçari kishte çmontuar pistoletën që i biri Shkëlzeni tentoi të vriste aktorin Prela. Për ngjarjen e 2017, Shkëlzeni u dënua me 18 vite burg dhe përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, duke marrë në finale 12 vite burg.

Bashkëpunëtori i vrasjes u dënua me 4 vite burg për atentatin ndaj Prelës. Tashmë babë e bir janë nën akuzë për vrasjen e vajzës Eglantinës, ku krimin dyshohet se ka kryer Shkëlzeni me urdhër të të atit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?