Vrasja e 25-vjeçarit, Breçani: E rëndë, arma përdoret në kushtet e flagrancës

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave Shqiponja në Tiranë, ka tronditur opinionin publik shqiptar, dhe ka pasuar me një reagim të fortë dhe protesta. Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, e cilëson ngjarjen si tepër të rëndë dhe analizon dinamikat e mundshme dhe problematikat e policisë.

”Nuk mund të mos të vij keq kur një person ekzekutohet nga policia, ndërkohë që Forcat e policisë kanë një mision të shenjtë, ruajtjen e jetës së shtetasve brenda territorit të vendit”, thotë Breçani.

Sipas tij, “Ligji përcakton se kur duhet të përdoret arma e zjarrit. Punonjësi i policisë nuk e ka përdorur armën në mënyrën e duhur. Polici duhet të jetë edhe menaxhues i situatave, asnjëherë përdoret arma në formën e dyshimit. por në kushtet e flagrancës, po të ishte drejtuar arma drejt policit. Arma është gjetur diku tjetër, rreth 100 metra larg, diçka që i bie ndesh kësaj hipoteze”.

SHKARKO APP