Vrasja e 25-vjeçarit, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës

Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku mbeti i vrarë 25-vjeçar Klodian Rasha, është duke u zhvilluar në këto momente në Prokurorinë e Tiranës.

Drejtori i ShÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes.

Në takim marrin pjesë Drejtuesi i Prokurorisë Tiranë, Elizabeta Imeraj, grupi hetimor që drejtohet nga Prokurori Ardian Braho dhe pjesëtarë nga Policia e Shtetit.

Është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë kërkesa për caktim masë sigurimi personal “arrest me burg” për të dyshuarin, efektivin e Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

SHKARKO APP