Vrasja e 3 grave, sociologu: Në shoqëri ekziston ”siguria e budallait”

Sociologu Gëzim Tusha, e cilëson si më të rëndë pas kësaj ngjarjeje tronditëse me autor Dan Hutrën, indiferencën e shoqërisë. Në një intervistë në ”Report Tv”, sociologu e përshkruan atë që po ndodh me termin “siguria e budallait, që sipas tij qytetarët nuk reagojnë për aq kohë se ky krim nuk i ka prekur ata në rrethin e ngushtë familjarë. Ai thotë se kjo ngjarje, është treguar se asnjë hallkë nuk po funksionon siç duhet për të ulur kriminalitetin në shoqërinë shqiptare.

“Vërtetë kanë dalë gratë për të protestuar dhe Kodi Penal është përmirësuar, por efektet sociale nuk po japin impaktin e duhur, pra duhet të shoqërohem pse nuk po ndikohet në zbutjen kriminale, do të thotë që politika, institucionet kanë rënë impaktin i tyre dhe në vend që të na shtohen njerëzit normal, na kanë ardhur këta të nandertalin.

Jemi në një moment, krimi ka nxjerrë dhëmbët dhe po zgjerohet indiferenca, shoqëria ka sigurinë e budallait, shyqyr nuk ka ndodhur me vajzën apo gruan time, do t’i ndodh nesër pasnesër dhe ky pajtim me të keqën sociale, por e banalizon, e keqja kur banalizohet është e vështirë që ta parandalosh”, tha profesori, Gëzim Tushi.

SHKARKO APP