Vra*sja e 32-vjeçares, nëna e Aldos: Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Ai merret me kanaçe

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë këtë të hënë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë te Ura e Dajlanit në Durrës. Vendimi për Aldo Brahimajn dhe Ylli Grabovarin u dha nga gjykata e Durrësit.

32-vjeçarja u vra poshtë urës së Dajlanit me thikë gjatë natës. Trupi i saj u konstatua disa orë më vonë nga kalimtarë të rastit. Pas ekzanimimeve u mësua se dhe është përdhunuar.

Nëna e Ibrahimit, para nisjes së seancës ka thënë për mediat se nëse djali i saj ka kryer krimin, të marrë dënimin që i takon.

“Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me shishe, mblidhte kanaçe, e di tërë Fieri që ai mblidhte shishe. Ne jetojmë në Garbianë. Më morën në shtëpi, këta të Durrësit brenda. Më thanë ku e ke djalin, vajti për pagure u thash. Se gjithmonë mblidhte pagure dhe vinte në shtëpi”, tha nëna e Aldos, Donika Hamzai.

SHKARKO APP