Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Arrestohen dy të dyshuar, gjendet makina e viktimës
Dy shtetas janë arrestuar sot, pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu, dy ditë më parë në Peqin.
Policia ka vënë në pranga për fshehje të krimit dhe pengimin e punës së efektivëve në procesin hetimor 41-vjeçarin me iniciale Veiz Bashaliu dhe 30-vjeçarin me iniciale Mikel Xhaja, të dy banues në fshatin Goxhaj, ku ndodhi krimi.
Ndërkohë, rreth orës 01:00, policia njofton se ka gjetur në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë të Rrogozhinës automjetin e viktimës, tip “Volkswagen Caddy”. Dyshohet se autorët, pasi kanë djegur mjetin e tyre në vendngjarje, janë larguar pikërisht me makinën e Bashaliut. Në makinë janë gjetur sende që mund të ndihmojnë në hetimin e çështjes dhe identifikimin e autorëve.