Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, ndalohen dy persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Detajet e reja
Aktualitet E Martë, 18 Maj 2021 09:45
Për vrasjen e 32-vjeçarit, E. Mustafa në Shkodër, nuk ka ende asnjë autor, por mësohet se policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime bëjnë të ditur se janë ndaluar dy persona.
Identiteti i tyre ende nuk dihet, por mësohet se ata dyshohet se mund të kenë dijeni, ose të jenë të përfshirë në ngjarje.
Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Shkodrës u shoqëruan 8 persona, ku dy prej të cilëve më pas u ndaluan.