Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan, një nga autorët dhëndri i Qazim Sejdinit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e një 40-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit Ardiano Hajdari., 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari., 34 vjeç, dhe Florian Lamçe., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Florian Lamce., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se S. Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. TCH